Skip to content

Votim mosbesimi në Sllovaki, bie qeveria

20221215131228 639b67bf53ab42f775641bd9jpeg

Qeveria konservatore-populiste e kryeministrit, Eduard Heger në Sllovaki është rrëzuar pas një votimi mosbesimi.

 

 

Në parlamentin e Bratislavës, 78 nga 150 deputetë votuan sot në favor të një mocioni mosbesimi nga partia liberale “Liria dhe Solidariteti” (SaS). Deri në fillim të shtatorit, SaS i përkiste vetë koalicionit qeverisës.

 

 

Se kush do të qeverisë Sllovakinë në të ardhmen tani varet mbi të gjitha nga presidentja Zuzana Caputova. Ajo mund të udhëzojë përkohësisht qeverinë e rrëzuar që të vazhdojë punën e saj, derisa të formohet një koalicion i ri, por mund të emërojë gjithashtu një qeveri ekspertësh.