Skip to content

Aksident gjatë natës në Tiranë/ Ndërron jetë një 35-vjeçar

Një 35-vjeçar ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti rrugor gjatë natës.

 

 

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të xhamisë së Farkës.

 

 

Policia bën me dije se 35- vjeçari ka humbur kontrollin e mjetit e për pasojë ka dalë nga rruga duke u përplasur me bordurën anësore.

 

 

Tiranë/Informacion paraprak

 

Në aksin rrugor “TEG-Shkozë”, në mesnatë, në afërsi të xhamisë së Farkës, shtetasi F. H., 35 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë, automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore të rrugës.

 

Nga përplasja, 35-vjeçari ka humbur jetën.

 

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e shkakut të këtij aksidenti.