Skip to content

Zjarr në komisariatin e Elbasanit/ I riu i vë flakën dritares së ankesave të qytetarëve

Një person i ka vënë flakën ambienteve të jashtme të komisariatit të Elbasanit mbrëmjen e sotme.

 

Burime për Vizion Plus bënë me dije se  personi në fjalë ka ndezur zjarr pranë dritares së ankesave të qytetarëve e cila shërben dhe si zyrë informacioni.

 

Autori është një 40 vjeçar nga Mollasi, i kthyer nga Franca me probleme depresioni. Sipas policisë nuk është se ka pasur probleme me policinë por pa asnje shkak ka spërkatur me benzin dhe më pas i ka vënë flaken duke rrezikuar punonjesin e shërbimit. Autori është shoqërua në polici dhe më pas është shoqëruar për ndihmë mjekësore pasi janë shkaktuar plagë të lehta.