Skip to content

Aksident në aksin Berat-Fier/ Automjeti del nga rruga, përfundon në kanal

Një aksident ka ndodhur në rrugën e strumit, në aksin nacional Fier-Berat.

 

 

Mësohet se një automjet tip “Ford mondeo” me targa AA197RE me drejtues shtetasin me iniciale M.L, ka dalë nga rruga.  Si pasojë, automjeti është përplasur me një pemë e më pas ka përfunduar në kanal.

 

 

Bëhet me dije  se në makinë nuk kishte pasagjerë.

 

 

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar për në spitalin e Fierit, aty ku po merr ndihmën e parë mjeksore.

 

 

Pranë vendit të ngjarjës kanë mbërritur uniformat blu.

 

Fier / Informacion paraprak

Rreth orës 09:30, në fshatin Strum, shtetasi M. L., 29 vjeç, banues në Roskovec, duke drejtuar automjetin tip “Ford”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes nga rruga, është dëmtuar drejtuesi i automjetit i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.