Per dreke do ju sugjeronim kete recete te shijshme dhe te shendetshme.






Peshkun mund ta zgjidhni sipaa deshires por per tava do ju sugjeroja ndonje peshk te madh, si koc, levrek, qefull apo dhe krap Përbërësit per receten: 1 peshk 1 kokërr qepë 4 thelpinj hudhër 1 kg patate






10-12 kokrra domate qeshiza 2 karota mesatare 7-8 speca piper






kripe vaj ulliri 1 kokërr limon Përgatitja: I presim zarzavatet në copa të vogla si në foto. I shtrojmë në tavë dhe i marinojmë me kripë, piper dhe më pas vendosim peshkun sipër.






E kriposim, i hedhim vaj edhe i mbushim tavën me zarzavatet. Më pas e mbulojmë me letër alumini dhe e lemë rreth gjysmë ore për t’u marinuar.






E fusim në furrë dhe e pjekim në temperaturën 200 gradë Celsius deri sa të bëhet (kjo varet nga furra juaj për kohën që do ta lini).






Mbasi e kemi nxjerrë nga furra e spërkasim me lëngun e limonit dhe e servirim.
/shkollaeshendetit.com