Skip to content

Shembje në rrugën Burrel-Skuraj/ Nuk është marrë asnjë masë për heqjen e gurëve dhe të dherave

Të gjithë ata që udhëtojnë nga Miloti në drejtim të Burrelit dhe anasjelltas duhet të bëjnë kujdes, pasi në këtë aks përballen me të papritura.

 

 

 

Reshjet e ditëve të fundit kanë shembur këtë pjesë rruge në fshatin Kokërdhok të Ulzës. Drejtuesit e automjeteve thonë se e gjithë gjendja e rrugës është e vështirë për shkak të shembjeve në disa zona.

 

 

 

Edhe në këtë rast, ata kërkojnë që sinjalistika informuese e dëmtimit të rrugës duhej të ishte vendosur më larg për shkak se ata që lëvizin për herë të parë përballen me befasi.

 

 

 

Më problematike paraqitet segmenti nga Skurajt deri në Burrel, ku ka shumë shembje si dhe prani te gropave në të gjithë gjatësinë e tij.