Skip to content

Furgoni përplas motorrin/ Plagoset i riu në Lezhë, dërgohet në spital

Një aksident rrugor u shënua paraditen e kësaj të hëne në lezhë.

 

Ngjarja ndodhi në lagjen gurra, ku një furgon mallrash përplasi një motor. Për pasojë mori plagë të shumta në trup drejtuesi i motorit.

 

Ai u dërgua me urgjencë drejt spitalit të lezhës për ndihmë mjekësore.

 

Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.