Skip to content

Kafshët e keqtrajtuara në Fier sistemohen në kryeqytet

Kanë mbëritur mbrëmjen e të dielës nga Fieri në Tiranë kafshët e fundit të kopshtit zoologjik “Safari Park”.
 
I pranishëm gjatë mbërritjes së kafshëve ishte dhe ministri i Mjedisit, Blendi Kolsi, i cili vizitoi nga afër kopshtin zoologjik të Tiranës, ku kafshët do t’i nënshtrohen një rehabilitimi dhe më pas një pjesë e tyre do të dërgohen në Gjermani dhe në Holandë.
 
Kjo lëvizje, erdhi pas shkrimit të tabloidit britanik “Daily Mail”, i cili përshkroi kushtet e rënda në të cilën ndodheshin kafshët e parkut “safari Park” në Fier.
 
Ndërkohë pas një inspektimi nga afër, Ministria e Mjedisit vendosi që të mbyllte aktivitetin e ushtruar në lokalin “Safari Park”, duke transferuar të gjitha kafshët në Tiranë.