Skip to content

U aksidentua nga ish-kryebashkiaku Vasil Bollano/ Adoleshenti ndërron jetë në spitalin e Traumës

Ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës në Tiranë 17 vjeçari Elio Hamiti, i cili u përplas me makinë nga ish-kryebashkiaku i Himarës, Vasil Bollano.

 

Aksidenti ka ndodhur pasditen e djeshme rreth orës 17:00, ku ish-kryebashkiaku po drejtonte mjetin tip “Benz” dhe ka përplasur 17 vjeçarin i cili po ecte në këmbë.

 

Më pas 17 vjeçari u transportua në spitalin e Traumës në Tiranë ku duket se nuk ia ka dalë dot tu mbijetonte plagësve të marra nga përplasja.

 

Ndërkohë që Bollano është shoqëruar në polici menjëherë pas aksidentit që shkaktoi.