Një 59-vjeçar ka mbëtur i pa jetë pas një aksidenti në Shkodër.
Ngjarja ka ndodhur në Dajç kur ky shtetas ka qenë duke drejtuar motoçikletën.
Policia njofton se viktima ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar.
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 17:40 në fshatin Dajç, Shkodër shtetasi M. R. 59 vjeç, banues në Suka Dajç, duke drejtuar motorçikletën, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motorçikletës, ku si pasojë është rrëzuar dhe ka humbur jetën.
Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.