Pronari i Leicester City FC vdiq kur helikopteri I tij u rrëzua jashtë stadiumit. Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi “dhelprave” këtë të hënë.
Vichai Srivaddhanaprabha, dy anëtarë të stafit të tij, piloti dhe një pasagjer u vranë kur avioni u rrëzua në orën 20:30 BST të shtunën.
Vichai Srivaddhanaprabha, 60 vjeç ishte njeri ndër katër nejrëzit më pasur në Tailandë dhe i 11 në botë, sipas revistes Forbes, me 4.2 miliard dollar pasuri.
Ai e bleu klubin anglez në 2010 dhe arriti një sukses historik në 2016 duke e shpallur kampion në premier league duke sfiduar emrat big të futbollit të këtij vendi.
