Skip to content

Hodhi foshnjen e vdekur në plehra, shoqërohet nëna lushnjare

Policia e Lushnjes ka shoqëruar nënën e foshnjes së pajetë që u gjet këtë të martë në kazanin e plehrave.

 

Sipas policisë, shtetasja me inicialet A.N ka lindur para dy ditësh në shtëpi foshnjen e gjinisë vajzë.

 

Por edhe pse nuk bëhen të ditura detaje të mëtejshme, mësohet se shtetasja A.N.,  jeton në kushte të mjerueshme ekonomike dhe është nënë e 3 fëmijëve të tjerë.

 

Policia ka sqaruar gjithashtu se po punohet per zbardhjen e metejshme te ngjarjes.