Liga, partia e të djathtës ekstreme në Itali që drejtohet nga Matteo Salvini, zv/kryeministër dhe ministër i Brendshëm, ka pamundësuar që një organizatë muslimane të ndërtojë një xhami në ish-godinë spitalore në Bergamo.

Ndërtimi i xhamisë është ofruar në një ankand të organizuar nga spitali lokal. Organizata muslimane ofroi shumën më të lartë për blerjen e godinës dhe kështu e tejkaloi ofertën e Kishës Ortodokse, e cila deri atëherë e përdorte ndërtesën për ritualet e saj.

Megjithatë, zyrtarët politikë të Ligas-s thanë se do të ndalnin shitjen e ndërtesës, duke iu referuar ligjit të vitit 2004, sipas të cilit ata kanë të drejtë të ndërhyjnë në rastin e mbrojtjes së objekteve të trashëgimisë kulturore.

“Unë kurrë nuk do të kisha vënë një kishë në shitje dhe unë jam i befasuar që drejtuesit e spitalit nuk e kuptuan se si po shkonte kjo çështje me ndjeshmëri të madhe”, shkroi Attilio Fontaa, president i Lombardisë nga Liga.

Më parë, Matteo Salvini paralajmëroi se kultura dhe shoqëria italiane ishin në rrezik të zhdukjes për shkak të përhapjes së Islamit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko