Një nga personazhet më të njohur të YouTube, Keenan Cahill, ka vdekur në moshën 27-vjeçare pas komplikimeve nga operacioni në zemër të hapur që iu nënshtrua më 15 dhjetor.

Keenan vdiq të enjten pasdite (29/12) në një spital të Çikagos pasi iu hoq mbështetja në jetë, sipas menaxherit të tij, David Graham.

 

Keenan, i cili u diagnostikua me sindromën Maroteaux-Lamy – një sëmundje jashtëzakonisht e rrallë që pengon zhvillimin e trupit të tij dhe shkakton një sërë problemesh – njoftoi dy javë më parë se do t’i nënshtrohej një operacioni në zemër të hapur.

“Për ata që pyesinm 15 dhjetori është data e operacionit”, ka shkruar ai në postimin e tij të fundit në Instagram më 12 dhjetor.

Më 5 dhjetor, ai ndau gjithashtu një postim ku shkruhej: “Një javë deri në operacionin në zemër të hapur. Më uroni fat. Ju dua të gjithëve”.

Ai u bë i njohur në vitin 2010 për imitimet e tij dhe këngët që “performonte” vetëm duke lëvizur buzët.

Keenan kishte mijëra ndjekës në rrjetet sociale. Në fakt, ai thuhet se ka qenë një nga influencuesit e parë në YouTube që ka mbledhur mbi 500 milionë shikime në kanalin e tij.

Reperi 50 Cent me të vërtetë ndihmoi për ta çuar karrierën e Keenan në një nivel tjetër. Ata patën një bashkëpunim surprizë në këngën e reperit “Down On Me”, duke i hapur dyert Keenan-it për të punuar edhe me personazhe të tjerë të famshëm. Mes tyre ishin: Justin Bieber, Ariana Grande, Katy Perry, David Guetta, Britney Spears, Jason Derulo, LMFAO dhe Tyra Banks. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re