Papa Françesku, duke folur për paraardhësin e tij Benedikt XVI, i cili vdiq dje në moshën 96-vjeçare, tha se ishte i prekur që përmendi një person kaq fisnik dhe të sjellshëm.

“Vetëm Zoti e di vlerën dhe fuqinë e ndërmjetësimit të tij, sakrificave të tij që bëri për të mirën e kishës”, tha Papa Françesku në predikimin e tij në festën e Mbrëmësores së Parë të Shën Mërisë së Virgjër në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan.

Ai e përmendi Benediktin XVI në predikimin e tij me emocion dhe mirënjohje ndaj Zotit që ia dha Kishës Katolike dhe botës, si dhe për të gjitha të mirat që kishte bërë dhe mbi të gjitha për dëshminë e tij të besimit dhe lutjes, veçanërisht në vitet e fundittë jetës së tij në izolim.

Të hënën trupi i ish-Papës do të ekspozohet në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan. Varrimi do të organizohet të enjten më 5 janar dhe do të drejtohet nga Papa Françesku.

Benedikti XVI do të mbahet mend ndër të tjera si Papa i parë që dha dorëheqjen në 600 vjet.

Benedikti XVI lindi si Joseph Alois Ratzinger më 16 prill 1927 në Marktl am Inn, Bavari, Gjermani.

Ai ishte kreu i 265-të i Kishës Katolike nga 19 prilli 2005 deri në dorëheqjen e tij në 2013. Benedikti XVI u largua nga detyrat zyrtare të Papës për shkak të moshës së tij të shtyrë.

Ai shpesh predikonte për miqësinë me Jezusin, promovoi ungjillizimin e ri, dënoi relativizmin moral dhe konsumizmin. Ai pati një numër të madh udhëtimesh baritore. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re