Skip to content

KFOR-i “pastron rrugët” në veri të Kosovës

Misioni i KFOR-it ka njoftuar se është duke kryer operacione inxhinierike në veri të Kosovës për largimin e disa automjeteve të bllokuara në rrugë.

Në njoftimin e KFOR-it në Tëitter thuhet se këto operacione po kryhen me qëllim të kthimit të lirisë së lëvizjes.

“Misioni i KFOR-it është duke kryer operacione inxhinierike në veri të Kosovës, me qëllim të largimit të disa automjeteve të bllokuara në rrugë dhe rivendosjes së lirisë së lëvizjes në përputhje me mandatin e tij të OKB-së”, thuhet në njoftim.

Tre javë pengesa në rrugë

Nuk specifikohet se për cilat automjete vlen operacioni i largimit, transmeton Tanjug.

Në dhjetor të vitit të kaluar, serbët në veri të Kosovës kanë bllokuar rrugët për gati tre javë në shenjë proteste kundër ish-policit të arrestuar dhe vendosjes së njësive speciale të Policisë së Kosovës në zonë.