Skip to content

Tetova dhe Tuzla, mes dhjetë qyteteve më të ndotura në Europë

Tetova në Maqedoni dhe Tuzla në Bosnje, janë përfshirë mes dhjetë qyteteve evropiane me përqendrimin më të lartë të substancave toksike në ajër, sipas një studimi nga Organizata Botërore e Shëndetësisë për vitin 2018.

Edhe në ditët e vjeshtës së butë, njerëzit gëlltisin ajrin e ndotur në Tetovë, një qytet i lashtë që ndodhet në këmbët e Malit të Sharrit, raporton Reuters.

Ndërkohë, ka ankth mes banorëve se situata do të përkeqësohet më tej duke iu afruar dimrit.

Vitet e fundit ka ndodhur që autoritetet të detyrohen të mbyllnin edhe shkollat ​​për shkak të smogut.

Tetova dhe Tuzla mbështeten shumë në konsumin e qymyrit me karbon të lartë në industrinë lokale dhe ngrohjen shtëpiake.

Emetimet e larta të gazrave të vjetra gjithashtu kontribuojnë ndjeshëm në ndotje, sipas informacionit të OBSH.

Banka Botërore vlerëson se të paktën 1.350 njerëz në vit humbasin jetën e tyre për shkak të ndotjes së ajrit, ndërsa kostot në ekonomi i tejkalojnë 200 milionë euro, raporton Reuters.