Skip to content

Përfshihet nga flakët hambari në Devoll, dëme të shumta materiale

Përfshihet nga flakët një hambar ku mbahen zahiretë e dimrit në Devoll. Dëme të shumta materiale, nga pamjet duket që është djegur e gjithë kasollja.

 

 

Fatmirësisht nuk ka rrezik për banesën ngjitur, dhe as dëme në njerëz.

 

 

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Ziçisht. Zjarrfikësja ka mbërriturnë vendin e ngjarjes për të bërë të mundur shuarjen totale të flakëve.