Skip to content

Pjesë e bandës kriminale në Itali, kapet durrsaku me 2 emra

DURRES-Nje 52-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. Burime zyrtare nga policia Robens (Arben) Berberi 52 vjeç, banues në Durrës u kap me
qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Gjykata e Milanos në Itali e ka dënuar me 18 vite burg për veprat penale “Organizatë kriminale” dhe “Trafik narkotikësh” parashikuar në nenet 81, 110 të Kodit Penal Italian.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.
(ed.me/BalkanWeb)