“Kanonizimi i menjëhershëm” (“santo subito”) i të ndjerit Papa Emeritus Benedikt është kërkuar nga shumë besimtarë, të cilët morën pjesë sot në varrimin e tij, në sheshin e Shën Pjetrit.

“Ne e dorëzojmë vëllanë tonë në duart e Atit. Këto duar plot bamirësi le të gjejnë llambën e ndezur me vajin e Ungjillit, fjalën e së cilës ai e përhapi gjatë jetës së tij”, theksoi Papa Françesku, pak para përfundimit të ceremonisë.

Françesku u afrua dhe u lut, duke vendosur duart mbi arkivol, pak para se të çohej në katakombet e Vatikanit, ku u varros papa gjerman.

Siç u bë e ditur nga Selia e Shenjtë, më shumë se 130 kardinalë morën pjesë në varrimin e Papës së ndjerë. Mediat italiane raportuan se rreth 60,000 besimtarë u dyndën në sheshin e Shën Pjetrit dhe rrugët përreth për të parë ceremoninë fetare. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re