Skip to content

Prokuroria greke nis hetimet për vrasjen e Kaçifas

Dosja e hetimit për vrasjen e Konstandinos Kaçifas, është tashmë në dorën e Prokurorisë greke.
 
Sipas mediave greke bëhet me dije se dosja e kësaj çështjeje u dërgua në Prokurorinë e Athinës nga Janina, ku ishte motra e viktimës ajo e cila kishte dorëzuar edhe dokumentet e identifikimit të 35-vjeçarit grek.
 
Ndër të tjera në mediat greke shkruhet se tashmë ndryshon vend dhe duar hetimi për Katcifan, duke i kaluar Athinës zyrtare për shkak të juridiksionit, sa i përket një shtetasi grek për një krim të kryer jashtë vendit.
 
Dosja e çështjes u formua pas një raporti dhe dëshmisë së të afërmve të tij.