•Këto janë ushqimet që të gjithë të prekurit nga depresioni duhet t’i marin gjatë vakteve ushqimore më tepër.

Çaji jeshil – njerëzit kanë përdorur çajin jeshil për të luftuar depresionin për mijëra vjet.
Sipas studimeve, polifenolet që ndodhen në çajin jeshil nxisin furnizimin e trurit me dopamine, një neurotransmetues i lumturisë.

Këto polifenole të mrekullueshme mjaft të dobishme punojnë gjithashtu për të rritur ndjeshmërinë e insulinës dhe mbajnë një furnizim të qëndrueshëm të glukozës në tru.

Doza ditore : merrni deri 3 gota në ditë nga 250 ml në forme infuzi dhe do të keni më pak gjasa të ndjeheni në depresion krahasuar me mos pirjen e asnjë gote gjatë ditës.

Bajamet – 100 gram bajame përmbajnë 268 mg magnez. Magnezi vepron për mrekulli për trajtimin e depresionit dhe është miku më i mirë kundër migrenës. Në vitin 1968, një studim zbuloi se duke rimbushur nivelet e magnezit (të cilat janë zakonisht të ulta tek shumica e njerëzve) shfuqizon depresionin, migrenën dhe nervozizmin.

Femrat dhe meshkujt e moshës 19-30 vjeq kanë nevojë për 310 mg dhe 400 mg magnez, dhe meshkujt mbi 35 vjeç dhe më të vjetër duhet të marrin 420 – 500 mg në ditë, ndërsa gratë kanë nevojë për 320 deri 500 mg në ditë. Rekomandimi: hani një grusht bajame çdo ditë dhe ju do të jeni tashmë mirë në rrugën tuaj kundër depresionit.

Spinaqi përmban më së shumti acid folik. Kjo është mrekulli, për shkak se mungesa e acidit folik ka tendencë të jetë e zakonshme në mesin e individëve me depresion. Acidi folik gjithashtu rrit nivelin e kimikateve të lumturis që janë miqësore për trurin tuaj, serotonines dhe dopamines.

Është përdorur shpesh për të rritur efektivitetin kundër depresionit. Spinaqi gjithashtu përmbanë vlerë të lartë të magneziumit.

/shkollaeshendetit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re