Skip to content

Basha flet sërish për zgjedhje të parakohshme: të jemi gati!

Kreu demokrat Basha ka “luajtur” sërish me idenë e zgjedhjeve të parakohshme, duke thënë se zgjedhjet mund të vijnë shpejt.  

“Ne do të përgatitemi intensivisht për zgjedhje dhe do i fitojmë ato. Duhet të bëhemi gati, dita e përballjes me qeverinë mund të jetë më e shpejtë sesa mendojmë”, tha Basha në mbledhjen e Grupit Parlamentar demokrat. Diçka të  tillë ai e përmendi dhe pak ditë më parë gjatë një takimi në Vaun e Dejës.

Nga ana tjetër, kryedemokrati ka paralajmëruar se bojkoti i parlamentit do të vijojë.

“Minimumi 15 mandate nga PS janë të palegjitimuara, prandaj qëndrimi ynë me Parlamentin do të mbetet i njëjtë”, është shprehur Basha.

Sipas tij, 15 deputetë të zgjedhjeve të 2017-ës, kanë dalë nga vota kriminale.