Eksperti ushtarak rus Yuriy Knutov tha se armët e radarëve të sapo prodhuar të Rusisë mund të çaktivizojnë sistemet komanduese të NATO-s, përcjell KosovaPost.
Ai i tha gazetës The Washington Post se ushtria ruse mund të bllokonte veprimet e NATO-s falë radarit rus të sapo prodhuar ‘Samarkand’.
Detyra kryesore e sistemeve në Samarkand është parandalimi dhe neutralizimi i mundësive të komunikimit të armikut. Këto sisteme, të cilat janë duke u përdorur nga Flota Detare në vitin 2017, mund të përdoren në të gjitha anijet sipërfaqësore.
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë po planifikon të futë 13 sisteme të reja në Samarkand deri në nëntor të vitit 2019.