Skip to content

Shqiptarit i gjenden 900 pako me kokainë në shtëpi dhe mijëra euro të fshehura në dy “derrkucë”

Një shtetas shqiptar 46-vjeçar është arrestuar nën akuzën e ndalimit për trafik droge në Itali .

Shqiptari fillimisht u ndalua në Milano nga policia në një kontroll rutine.

Atij I gjetën në makinë vetëm 295 euro cash, mirëpo cka i thelloi më shumë efektivet në hetime ishin gjithashtu katër palë çelësa të dy apartamenteve dhe dy makinave .

Më pas brenda dorezës së njërit prej dy automjeteve u gjetën 19 mbështjellës kokainë me peshë 81 gram dhe një peshore precize.

Në bodrumin e shtëpisë ku banon shqiptari, në Vimodrone (Milano) , agjentët sekuestruan 878 pako të vogla me kokainë me peshë totale 356 gram dhe një peshore precize.

Në banesën tjetër ku banon zakonisht 46-vjeçari, në Meda (Monza) u gjetën 16610 euro brenda dy “derrkucëve”./ vizion plus