Skip to content

Aksident i frikshëm në afërsi të Rubikut/ Makinat përplasen kokë më kokë

Një aksident i frikshëm sapo ka ndodhur në aksin Milot – Rrëshen në afërsi të Rubikut. Dy automjete janë përplasur kokë më kokë duke pësuar dëmtime të mëdha.

 

Mjeti tip Opel me targa të huaja që po vinte në drejtim të Milotit është përplasur me një automjet tip Volkswagen Sharon që udhetonte në drejtim të Rrëshenit.

 

Përplasja ka qenë aq e fuqishme saqë mjetit tip opel i është shkëputur goma e parme.

 

Nga përplasja kanë mbetur të plagosur disa persona që janë transportuar në spital, ndërkohë që policia ndodhet në vendin e ngjarjes.