Skip to content

Në Indi zbulohet statuja më e madhe në botë, e “Lirisë” në Nju Jork e sheh nga sipër

India ka përuruar Statujën e Unitetit, dy herë më e lartë se Statuja e Lirisë në brigjet e Nju Jorkut, ku ndërtimi i saj kushtoi 430 milion dollarë.

Statuja, e ndërtuar në shtetin perëndimor indian të Gujarat, është 182 metra i gjatë, i ndërtuar prej bronzi dhe çeliku i kushtohet luftëtarit simbol të pavarësisë së Indisë, Sardar Vallabhbhai Patella. Ai sot shënoi 142-vjetorin e lindjes.

Monumenti u zbulua nga kryeministri indian Narendra Modi.

“Patella donte që India të ishte një vend i fortë, i vendosur, i kujdesshëm dhe i adaptueshëm dhe ne po punojmë për të”, tha Modi në ceremoninë e zbulimit të statujës.

Ndërtimi i statujës u financua nga qeveria, kompanitë shtetërore dhe institucione të tjera, dhe për përfundimin e plotë të saj mori 33 muaj.

Në punime morën pjesë 250 inxhinierë dhe 3,400 punonjës ndërtimi.

Më poshtë është grafika e objekteve më të larta në botë, ku tashmë përfshihen dhe statuja indiane.