Një 33-vjeçare shqiptare ka humbur jetën, si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor në Itali.
Ngjarja ka ndodhur në provincën e Riete në Itali, ku sipas mediave italiane mësohet se viktima është Adelina Toska, e cila la pas bashkëshortin dhe dy fëmijët e vegjël, 6 dhe 12 vjeç.
Mësohet 33-vjeçarja udhëtonte nga Salaria në drejtim të Rieti, me makinë e saj Peugeot 206 kur u përplas me një tjetër automjet që vinte në drejtim të kundërt.
Gjithashtu, mediat bëjnë të ditur se 33 vjeçarja Toska kishte emigruar prej vitesh në Itali dhe jetonte në Casali di Poggio Nativo, Sabina, ndërsa bashkëshorti punonte si murator.
Ndërkohë i plagosur ka mbetur dhe drejtuesi i makinës tjetër ndërkohë policia italiane ka filluar hetimet për të zbuluar rrethanat e aksidentit.
