Skip to content

30 vjet në arrati/ Arrestohet bosi i mafies italiane Matteo Messina Denaro

083747767 8e5f488e 6eb8 4084 a27a 1672e67b52d1

Bosi italian i mafias Matteo Messina Denaro është arrestuar nga karabinierët  në një klinikë private në Palermo, pas 30 vitesh në arrati. Hetimi që çoi në arrestimin e bosit mafioz Castelvetrano (Tp) u koordinua nga prokurori Maurizio de Lucia dhe zv/prokurori Paolo Guido, shkruajnë mediat italiane.

 

Sipas mediave italiane, Matteo Messina Denaro, është arrestuar brenda klinikës private Maddalena në Palermo, ku po merrte trajtim.

 

Djali i bosit të vjetër mafioz të Castelvetrano (Tp) Ciccio, aleat historik i Korleonezëve të Totò Riina, ishte i arratisur që nga vera e vitit 1993, kur në një letër që i kishte shkruar të dashurës së tij në atë kohë, Angela, pas masakrave mafioze në Romë, Milano dhe Firence, paralajmëroi fillimin e jetës së tij.

 

Qindra oficerë të zbatimit të ligjit janë përfshirë në arrestimin e tij ndër vite. Një i arratisur rekord si aleatët e tij besnikë Totò Riina, i cili u shpëtoi prangave për 23 vite dhe Bernando Provenzano, i cili arriti të shmangte burgun për 38 vite.