Skip to content

Merr flakë “Land Rover-i” pranë paraburgimit në Vlorë

Një automjet i llojit Land Rover ka marrë flakë në ecje në rrugën Transballkanike pranë paraburgimit të Vlorës. Mjeti ka qenë në ecje kur drejtuesi i saj ka parë flakët që vinin nga motori si rrjedhojë e nxehjes së tij. Shoferi ka lajmëruar menjëherë zjarrfikësen e cila ka ndërhyrë në kohë duke eliminuar dëmet e mëdha materiale.

Falë ndërhyrjes në kohë mjeti është djegur në pjesën e përparme të tij në pjesën e motorit e cila është shkrumbuar totalisht. Fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz.