Skip to content

Rrëmujë në stadiumin e futbollit në Irak, të paktën 1 i vdekur dhe 60 të plagosur

Të paktën një person ka humbur jetën dhe 60 të tjerë janë plagosur në një rrëmujë që ndodhi në një stadium në Basra të Irakut.

Agjencia irakiane e lajmeve ‘INA’ raportoi se rrëmuja ndodhi jashtë stadiumit ‘Jaza’a Al Nakhla’, para finales së Kupës së 25-të të Gjirit Arabik.

Zyrtarët mjekësor konfirmuan se disa nga të plagosurit janë në gjendje kritike.

Nikoqirët e ndeshjes së futbollit, Iraku dhe Omani, janë kualifikuar në finalen e turneut me tetë kombe pjesëmarrëse, që filloi më 6 janar.

Gjashtë skuadrat e tjera ishin Katari, Arabia Saudite, Kuvajti, Bahreini, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Jemeni.

Në këtë turne ka pasur disa incidente, përfshirë të hënën një aksident rrugor nga i cili humbën jetën shtatë persona dhe mbetën të plagosur 30 të tjerë të cilët ishin nisur për të ndjekur ndeshjen e gjysmëfinales.
Burimi: AA