Skip to content

Mbërrin në Shqipëri oficeri grek për hetimet e çështjes “Kaçifa”

Një oficer policie nga Greqia do të mbërrijë në Shqipëri këtë të premte për të marrë pjesë në hetimet e përbashkëta policore për ngjarjen e Bularatit.

 

Në bazë të marrëveshjes së dy drejtuesve të policive të shteteve, pas kërkesës të bërë nga pala grek, oficeri i policisë fqinje do të asistojë hetimet për vrasjen e Kostandinos Kaçifas në zonën e Dropullit.

 

Pala shqiptare nuk pranoi kryerjen e autospisë nga ekspertët mjeko-ligjorë grekë por është rënë dakord që të asistohet në hetimet policore.

 

Me shumë mundësi oficeri grek mund të kqyr videon e operacionit të bërë nga RENEA të bërë në fshatin Bularat.