Kryeministri Ramush Haradinaj ka bërë thirrje që secili subjekt politik në Kuvend të Kosovës të paraqes një rezolutë.

 

Sipas tij vota e deputetëve nganjëherë është më e fuqishme se vet ligji, duke e  përmendur kështu votimin për ushtrinë.

 

“ I lutem Parlamentin që të gjejmë një moment të tillë për një situatë të tillë nacionale, ta gjejmë një formulë nëse ekziston. Ne e dimë se rrugëtimi ynë më tutje po na trumbetohet si kompromis i radhës, mirëpo mos të harrojmë se themelet e kompromisit ne i kemi në kushtetutën tonë, është pakoja e Ahtisarit edhe ato kompromise të atëhershme jon të gjalla, edhe prej neve pritet me i zbatu. Edhe vet zbatimi i tyre në të ardhmen, edhe vet qëndrimi i tyre ta quajë obligimet e pakos së Ahtisarit janë kompromis për Kosovën, nuk mendoj që ne duhet me harru faktin se në themel të ekzistencën sonë edhe në funksionim të  vetvetës ne i obligohemi kompromisit, i cili na kja bërë këta që jem”.

 

Gjithashtu ai ka shtuar se nuk e ka menduar  veten asnjëherë si koalicion qeverisës, por e ka menduar si pjesë të të gjithëve në Kuvend. Njëjtë ka kërkuar nga të gjithë që të mbërrijnë të veprojnë si të tillë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re