Ministria e Mbrojtjes e Turqisë publikoi xhirimet e raundit të parë të patrullave të përbashkëta të Turqisë dhe SHBA-ve në qytetin verior sirian Munbixh, transmeton AA, .
Ministria të enjten në një deklaratë tha se forcat e armatosura turke dhe amerikane vazhdojnë aktivitetet e tyre në Munbixh në kuadër të marrëveshjes mes dy vendeve në lidhje me këtë rajon.
Ministria gjithashtu ka thënë se patrullimet e përbashkëta do të vazhdojnë “derisa të arrihet faza e fundit e dakorduar në udhërrëfyesin për Munbixhin”.
Publikohen pamjet e patrullave të përbashkëta Turqi-SHBA në Munbixh
Marrëveshja për Munbixhin midis Turqisë dhe SHBA-së e arritur në muajin qershor parasheh tërheqjen e terroristëve të YPG/PKK-së nga qyteti për të stabilizuar rajonin, i cili ndodhet në veri të Sirisë
Marrëveshja për Munbixhin midis Turqisë dhe SHBA-ve e arritur në muajin qershor parasheh tërheqjen e terroristëve të YPG/PKK-së nga qyteti për të stabilizuar rajonin, i cili ndodhet në veri të Sirisë.
Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e listuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-të dhe BE-ja, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e rreth 40.000 njerëzve, përfshirë gra dhe fëmijë. YPG është dega e saj në Siri.