Skip to content

Vrasja e 4 personave në 21 janar/ Ulsi Manja dorëzon në SPAK kallëzimin për Berishën, Bashën dhe Prendin

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja dorëzon në SPAK kallëzimin për 21 janarin.

 

Ashtu edhe siç e ka paralajmëruar më herët, Manja kallëzoi sot zyrtarisht Sali Berisha, në cilësinë e ish-kryeministrit,  Lulzim Basha ish- ministër i Brendshëm, dhe Ndrea Prendi ish- komandat i Gardës.

 

Dy janë akuzat që ngrien ndaj tyre, “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese” dhe “Shpërdorim detyre”, parashikuar në  nenin 79 dhe 248 të Kosit Penal.