Xhaxhai i Aleks Nikës, Mark Nika, ka folur për ABC Neës pas takimit që ka patur me kreun e SPAK, Altin Dumani.

Nika tha se ai ka kërkuar nga Dumani që çështjen e nipit të tij të vrarë më 21 janarin, drejtësia e të cilit nuk është vënë ende në vend ta marrë në dorëzim SPAK.

Kaseta me audio-përgjim e cila është dërguar në SPAK nga gazetari Artan Hoxha, Mark Nika thotë se ajo pronë e tyre dhe se kanë qenë ata vetë që ia kanë dërguar Hoxhës.

Ai shtoi se audio-përgjimi është autentik dhe lë shtigje për manipulime.

“Ajo është pronë e jona, që ka ardh në një rrugë që e dimë vetëm ne. Në atë përgjim nuk ka shteg për interpretime, pasi është autentik dhe ja kemi dhënë ne gazetarit  Artan Hoxha.

E kemi dorëzuar vetëm në SPAK, sepse nuk kemi besim të Prokuroria e Tiranës, “ është shprehur Mark Nika.r.t

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re