Skip to content

Makinë dhe para të vjedhura në një zyrë, çfarë ndodhi gjatë natës në Tiranë

Një automjet është vjedhur gjatë mbrëmjes së djeshme në Tiranë. Shtetasi  S.Y, 25 vjeç ka kallëzuar se i kanë vjedhur automjetin në Laprakë.

Policia njofton se po punohet për identifikimin dhe kapjen e auto si edhe për gjetjen e automjetit.

Po ashtu në rrugën “Teodor Keko”, gjatë natës është vjedhur një shumë parash pranë një zyre, ndërsa policia po punon për kapjen e identifikimin dhe kapjen e auto.

Njoftimi:

Tiranë

Më datë 24.01.2023, shtetasi S. Y., 25 vjeç, ka kallëzuar se në Laprakë, në afërsi të vendit të quajtur “Guintash”, gjatë natës, i kanë vjedhur automjetin. Punohet për identifikimin dhe kapjen e auto/ëve të dyshuar, si dhe për gjetjen e automjetit.

Në rrugën “Teodor Keko”, gjatë natës, është vjedhur një shumë parash, në një zyrë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e auto/ëve të dyshuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.