Nga: Alban Gorishti

Hindusët nuk e shohin fare Jezusin si të krishterë. “Një shenjtor nga [sipas traditës ] hindu …Ishu, i cili lindi në një kasolle lopësh, u vizitua sipas tyre nga tre njerëz të shenjtë,po ashtu një figurë që kreu shumë mrekulli, eci mbi ujë dhe foli një predikim të mrekullueshëm në një mal”. Dhe kjo shumë kohë para paraqitjes së avatarit Jezus. Por kjo, po të hedhësh një shikim të shpejtë tek kulturat pagane të asaj kohe, ishte diçka e rëndomtë në perceptimin e masave. Po çfarë është një avatar?

Sipas fjalorëve perëndimorë, avatari ka disa kuptime:
1-mishërimi i një hyjnie hindu (si Vishnu)
2-një mishërim në formë njerëzore
3-një trupëzim (si koncept ose filozofi) shpesh në një person. Psh: Ajo konsiderohej si një avatar bamirësie dhe mëshire për të varfërit.
4-Por edhe varianti më i njohur sot si një fazë variant ose version i një entiteti bazë të vazhdueshëm një imazh elektronik që përfaqëson dhe mund të manipulohet nga një përdorues kompjuteri (si në një lojë)

Në kultura te ndryshme pagane, zotat, kishin avataret e tyre, si psh Vishnu në hinduizëm apo bodhisattva në budizëm. Në paganizmin e lashtë, çdo vepër njerëzore kishte imituar veprimet e zotave….. Gjatë shekullit të katërt kishte raste të veçuara të bashkimit të Jahveut me njërin nga Zotat grek, pra kjo në momentin e sinkretizimit të dy kulturave asaj helene dhe hebreje, e kjo pas triumfit të Aleksandrit të madh ndaj Dariusit të Persisë, e cila e vendosi dhe rajonin e Palestinës nën sundimin e Aleksandrit.
Në të kaluarën pati shumë diskutime filozofike për të kuptuar natyrën e Jezuesit dhe pozitën e tij para dhe pas vdekjes. A ishte Zot, apo më i ulët në pozitë, a ishte diç filozofike (avatar), si ndryshoi natyra e tij pas mishërimit? E të tjera prej diskutimeve filozofike që zunë vend tek të krishterët dhe filozofët e kohës por edhe më pas.
Një nga analogjitë e parapëlqyera të Plotinit ishte krahasimi i mishërimit të Jezuesit është edhe ai me pikën e qendrës së rrethit, që përmbante mundësinë e gjithë rrathëve që mund të tërhiqen nga ajo. Ishte e ngjashme me efektin e rrathëve koncentrikë që krijohen kur gjuajmë gurin në pellg. Ndryshe nga emanacionet te mitet, siç ishte Enuma Elish, kur çdo çift zotash që kishin dalë nga njëri-tjetri bëheshin më të përsosur dhe më të efektshëm, në modelin e Plotinit ishte e kundërta. Si në mitin gnostik, sa më shumë që qenia largohej nga burimi i saj, domethënë njëja, aq më tepër dobësohej. Pra, prejardhja nga një botë e ndërmjetme të qenieve shpirtërore që manan (koncept hindus, avatarin) hyjnore e kishin mbartur në botë. Duhet thënë po ashtu se tek kultura (pagane) filozofike helene shenjtërorët dhe të përndriturit e tyre ishin filozofët e Antikitetit, si: Platoni, Pitagora dhe Epikteti. Ata madje i konsideronin ata si “bij të Zotit”: Platoni, bie fjala, konsiderohej bir i Apolonit.

Thotë Karen Armstrong në librin e saj “ Një histori e Zotit” : Kur Pali (arkitekti i krishtërimit) bashkë me dishepullin e vet më të ngushtë shkuan në Greqi, vendasit i morrën si shfaqje e Zeusit dhe Hermesit”.
Po ashtu duhet thënë se doktrina se Jezusi kishte qenë Zot në formë njerëzore nuk ishte rrënjosur përfundimisht deri në shekullin e katërt. Zhvillimi i besimit të krishterë në mishërim ishte proces kompleks që ishte zhvilluar pak nga pak. Me siguri, vetë Jezusi (sipas Armstrong) asnjëherë nuk kishte pohuar se ishte Zot. Në pagëzimin e tij, ai ishte quajtur Bir i Zotit nga një zë që vinte nga qielli, por me gjasë, kjo ishte thjesht një konfirmim se ai ishte Mesia i dashur. Nuk kishte asgjë të jashtëzakonshme në atë shpallje nga lart: shpeshherë rabinët përjetonin atë që e quanin një bat kol (fjalë për fjalë, “Bija e Zërit”), një formë frymëzimi në vend të zbulesave më të drejtpërdrejta profetike. Pali dhe shkruesit e tjerë të Besëlidhjes së Re asnjëherë nuk kishin synuar një shpjegim të saktë dhe përfundimtar të shpëtimit që e kishin përjetuar Megjithatë, nocioni i vdekjes flijuese të Krishtit ishte i ngjashëm me idealin e bodhisattvas, që në atë kohë po zhvillohej në Indi, mesin e të krishterëve të parë se Jezusi kishte njëfarë ekzistence paraprake “me Zotin” para se bëhej njeri në një akt të “vetëzbrazjes” me të cilën, si një bodhissatva, ai kishte vendosur të marrë pjesë në vuajtjen e gjendjes njerëzore.
Ndërsa vetë Jezusi e quante veten “Bir njeriu”. Ka pasur shumë debate rreth këtij titulli, por duke se shprehja zanafillore arameje (bar nasha) thjesht nënvizonte dobësinë dhe vdekshmërinë e gjindjes njerëzore. Nëse kjo është kështu, duket se Jezusi qëllimisht e kishte pranuar se ai ishte një qenie e brishtë njerëzore që një ditë do të vuante dhe vdiste. Të krishterët e hershëm ndienin se në një mënyrë të mistershme, Jezusi ishte akoma gjallë dhe se “fuqitë” që posedonte ai ishin mishëruar tek ata, siç kishte premtuar ai. Nga letrat e Palit (citim i Armstrong) e dimë se të krishterët e parë kishin përvoja të pazakonta që mund të tregojnë ardhjen e një lloji të ri të humanitetit: disa u bënë yshtës, disa flisnin gjuhët qiellore, të tjerët flisnin ato që besonin se ishin orakuj të frymëzuar nga Zoti. Shërbimet kishtare ishin çështje të zhurmshme, karizmatike, shumë të ndryshme nga shërbimet e këndshme në kishat e famullive sot. Dukej se vdekja e Jezusit me të vërtetë kishte qenë e dobishme në një mënyrë: ajo kishte realizuar një “jetë të re” dhe një “krijim të ri” – një temë konstante në letrat e Palit. Pra, në thelb ashtu
sikurse hindusët, edhe të krishterët nuk kërkonin udhëzim nëpërmjet besimit por forma të jashtëzakonshme të cilat ti shoqëronin ata në çdo moment të jetës. Forma (si biçim avatari) që realisht nuk emetojnë mënyra toksore të jetesës në komunitet, por, mrekulli që të manifestohen tek të gjithë si formë e një humaniteti të ri, një humaniteti që i shpuri ata të jenë si njerëzit e tjerë (paganët) të kohës, e jo si diç thelbësisht e rallë. Sikurse mesazhi i Jezusit, mesazh që po të lexosh fjalët e tij është krejtësisht human, ku dëshmohet thjeshtësia dhe përulësia e tij si njeri dhe jo si zot. Por përse do kishte nevojë një njeri i tillë të fliste me terma kaq larg natyrës së tij? Thotë Armstrong: Në The Saying of the Fathers, një antologji anonime e maksimave të murgjve të hershem të shkretëtirës, ai shfaqet si një njeri i brishtë, i mërzitur, a shqetësuar nga problemet njerëzore, duke dhënë një këshillë të thjeshtë dhe të drejtpërdrejtë. Megjithatë, në jetëshkrimin e tij, Athanasi e paraqet atë në një dritë krejtësisht tjetër. Për shembull, ai shndërrohet në kundërshtar të flaktë të arianizmit, ai tashmë kishte filluar të kënaqej me parashijen e apoteozës së tij të ardhshme, pasi ai kishte një shkallë të lartë të apatheia-s hyjnore. Për shembull, kur ai doli nga varrezat ku kishte kaluar njëzet vite duke luftuar me demonë, Athanasi thotë se trupi i Antonit nuk tregonte shenja plakjeje. Ai ishte një i krishterë përkryer, qetësia dhe pandjeshmëria e të cilit e shquante nga njerëzit e tjerë: “shpirtin e tij nuk e shqetësonte asgjë dhe dukja e jashtme e tij ishte e qetë.(faqja 208). Ai e kishte imituar Krishtin në mënyrë të përkryer: pikërisht si Logosi që ishte mishëruar, kishte zbritur në botën e prishur dhe kishte luftuar forcat e së ligës, ashtu edhe Antoni kishte zbritur në vendbanimin e demonëve. Athanasi nuk e përmend përsiatjen asnjëherë, që, sipas platonistëve të krishterë, siç ishte Klementi ose Origjeni, kishte qenë rruga e apoteozës dhe e shëlbimit. Tanimë nuk konsiderohej e mundur për vdekatarët e rëndomtë të ngriheshin te Zoti në këtë mënyrë me anë të fuqive të tyre të natyrshme. Në vend të kësaj, të krishterët duhej të imitonin zbritjen e Fjalës së mishëruar në botën e korruptuar materiale”.
Duhet thënë se çdo gjë e ka një shembull paraprak, kështu në thelb kryqëzimi si process nuk ka ndonjë gjë të jashtëzakonshme dhe mbi të gjitha nuk u manifestua vetëm me ekzekutimin e Krishtit, por kishte ekzistuar më pare si praktikë e rëndomtë e praktikuar nga romakët për të ekzekutuar dhe dënuar kriminelët. Ndaj gjithë misticizmi që rrethon atë process është më se e qartë se është një përsëritje e një akti të rëndomtë dhe jo një posaçërim I rallë. Ndaj si mundet të jetë e shënjtë (apo shenjtërimi në krishtërim që vjen si pasojë e atij procesi) apo si mundet të prodhojë shenjtëri diçka që është shembëlltyrë e përsëritur e një akti të rëndomtë I cili u rezervohet njerëzve të rëndomtë?
Klementi dhe Irineu (klerik të njohur të krishterë të asaj kohe)po e pajtonin Zotin hebre njerëzor, me nocionet që e karakterizonin kohën dhe kulturën e tyre. Ndonëse kishte pak të përbashkëta me Zotin e profetëve. Pra këta klerikë të krishterë rimodeluan tërë sferën e mendimit të krishterë rreth dilemave që prodhoi doktrina, në mënyrë që të shtrihej më lehtë tek një mjedis kulturor që më tepër anonte nga koncepti pagan apo helen i Zotit sesa ai hebre i profetëve të vjetër. Për shembull,në vitet të shekullit, në Romë, një Sabelius, figurë e pandriçuar, kishte sugjeruar se termi biblik “Ati”, “Biri” dhe “Shpirti” e para mund të krahasoheshin me maskat (personale) që aktorët i vënë per te marre rol dramatik në skenë dhe për t’u dëgjuar zëri i me nga publiku. Në mënyrë të ngjashme, Zoti Një kishte vënë persona të ndryshme në botë. Por pikërisht ky ishte koncepti më i keq pagan i cili qarkullonte rëndom në atë kohë në mendjet e njerëzve. Ndaj këtë avatar të quajtur, Jezus Mesia, e adoptuan edhe arkitektët e krishtërimit në besimin e tyre.
Por nga ana tjetër shumë të krishterë harrojnë se:“Shkrimet e shenjta kishin një rëndësi spirituale që jo gjithherë ishte e mundshme të shprehej me fjalë(ky po ashtu ishte rasti i Ungjijve). Buda kishte vërejtur se disa pyetje nuk ishin “të duhura”, pra ishin “të papërshtatshme”, pasi u referoheshin realiteteve përtej atyre që mund të arriheshin me fjalë. Ato mund të zbuloheshin vetëm me anë të teknikave introspektive të përsiatjes: në një kuptim, secili duhej t’i krijonte ato për vete. Përpjekja për t’i përshkuar ato me fjalë, ishte po aq groteske sa një përpjekje për të shpjeguar me fjalë kuartetet e fundit të Bethovenit. Siç kishte thënë Vasili, këto realitete të pakapshme fetare mund të shpreheshin tërthorazi vetëm me gjeste simbolike të liturgjisë, apo, edhe më mirë, me heshtje”(Armstrong fq 210 )

Po të shohim se në ç’mjedis u zhvillua avatari i jezuesit. Si ishte Judea në kohën e Jezuesit dhe pas vdekjes së tij: Në kohën e vdekjes së Jezusit rreth vitit 30 ER, hebrenjtë Konceptin e shin monoteiste të flaktë, ashtu që askush nuk priste që dikush perveç Mesias mund të ishte figurë hyjnore: ai thjesht, do të se nje qenie e zakonshme njerëzore, ndonëse e privilegjuar. Disa rabinë sugjeronin se emri dhe identiteti i tij kishin qenë të njohura qe nga fillimi i kohës, në po të njëjtën mënyrë simbolike si edhe figura e

Urtësisë Hyjnore në Fjalët e Urta dhe Predikuesi. Hebrenjtë prisnin Mesian, të mirosurin, që të jetë pasardhës i Mbretit David i cili, si mbret dhe udhëheqës shpirtëror, kishte themeluar mbretërinë e parë të pavarur hebreje në Jerusalem. Nganjehere, Psalmet e quanin Davidin ose Mesian “biri i Zotit”, por kjo ishte vetëm një mënyrë për të shprehur afërsinë e tij ne Jahveun. Që nga kthimi nga Babilonia, askush nuk kishte perfytyruar se Jahveu në të vërtetë kishte fëmijë, si hyjnitë e neveritura të gojimeve”. Atëherë, përse ky pasqyrim i jashtëkohe? A nuk ishte Jezusi hebre? A nuk ishte dërguar për delet e humbura të Izraelit? Besimi i trinisë ishte një përshtatje më tepër pagane sesa diç që ekzistonte që më parë tek hebrenjtë.Thotë Armstrong: Ka pasur shumë spekulime rreth natyrës së vërtetë të misionit e e zhvillimet së Jezusit. Në ungjij janë regjistruar vetëm pak nga fjalët tij dhe shumë nga ky material është ndikuar nga mëvonshme në kisha të themeluara pas vdekjes së tij nga Shën Pali. Megjithëkëtë, ka gjurmë që tregojnë natyrën në thelb hebreje të karrierës së tij.
Pra a ishte jezuesi një avatar? Siç shohim , po, vetëm ngelet për të pëcaktuar se cili ishte koncepti që më tepër e përshkroi këtë avatar. Ai pagan apo ai filozofik, i filozofëve të vjetër helen.

1- https://www.merriam-
webster.com/dictionary/avatar#:~:text=avatar%20%E2%80%A2%20%5CAV%2Duh%2D,as%20in%20a%2
0computer%20game)
2. Qarkullonte në atë kohë po ashtu termi homoousion (fjalë për fjalë, i bërë nga e njëjta lëndë) ishte tepër i debatueshëm. sepse nuk kishte bazë në shkrimin e shenjtë dhe kishte asocime materialiste. Kështu, mund të thuhej, bie fjala, se dy monedha bakri ishin homoousion, sepse që të dyja ishin të një gjëje, pra kishin prejardhjen nga e njëjta lëndë.
3. Referencat për këtë shkrim janë marr nga libri I Karen Amtstrong “Një histori e Zotit”

Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura në këtë material janë tërësisht të autorit/autorëve dhe jo domosdoshmërisht reflektojnë politikat e Berati.TV.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re