Skip to content

VIDEO/ Shkëlzen Berisha mbërrin në SPAK, arsyeja?

Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha është paraqitur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme vetëm pak minuta më parë.

Në një lidhje direkte nga ambientet e SPAK, gazetari i ABC News, Ermal Vija është shprehur se Shkëlzen Berisha është paraqitur vetëm pa praninë e ndonjë avokati.

Çështjet për të cilat emri i tij është kallëzuar në SPAK janë disa, duke filluar nga “Gërdeci” dhe deri te “Partizani”, por kjo mbetet për t’u konfirmuar nga vetë ai pas marrjes në pyetje.

“ Shkëlzen Berisha, ka mbërritur në SPAK pak minuta më parë. Ai ka qenë i pashoqëruar nga ndonjë avokat. Në këtë prokurori janë disa hetime në të cilat është kallëzuar, e fundit është ajo e Gërdecit.

Nuk e dimë nëse sot është për këtë kallëzim, apo për akuza të tjera. Kujtojmë që vetëm pak kohë më parë ka qenë edhe Aldo Bumçi, në shkresën e të cilit ishte dhe emri i djalit të ish-kryeministrit.

Çështje tjetër është ajo “Partizani”. Ai është prej këtu pak minutash, duhet të presim nëse ai do të flasë për mediat pas marrjes në pyetje,”  tha gazetari Ermal Vija.r.t