Skip to content

Alarm i rremë, zbulohet çfarë kishte në çantë

Çanta e dyshimtë e vendosur në Unazën e Re ka alarmuar banorët e zonës për disa minuta pasi alarmi ka qenë fals.

 

Pas këqyrjes nga forcat xheniere, u konstatua se në çantë nuk kishte lëndë plasëse por perime.

 

Rreth orës 15:02 poshtë shkallëve të një pallati në kompleksin “Mesapliku”, në zonën e Unazës së Re u konstatua një çantë në dukje e dyshimtë.

 

Në vendngjarje shkuan menjëherë shërbimet e Policisë së Komisariatit Nr.6, të cilat formaun perimetrin e sigurisë si dhe njoftuan njësinë antieksploziv.