Mentja është një bimë shumë freskuese. Disa nga vetitë kryesore të saj janë:
– Është antiseptike dhe anti-inflamatore
– Përmirëson tretjen
– Stimulon funksionin e mëlçisë kur është i tejngopur.

Majdanozi është një burim i mirë i vitaminës C dhe A, dy përbërës shumë bazikë kur bëhet fjalë për funksionin e mëlçisë. Ato ulin inflamacionin dhe forcojnë sistemin imunitar. Mos harroni gjithashtu se majdanozi është një agjent pastrues dhe detoksifikues i jashtëzakonshëm. Falë vetive të tij diuretike, ndihmon trupin të eliminojë toksinat nga trupi. Majdanozi është i pasur edhe në antioksidues që ndihmojnë në largimin e yndyrave të ruajtura në trup.

Ja si të përgatisni një çaj me mente dhe majdanoz për të pastruar mëlçinë:

Përbërësit:

1 lugë çaji mente të freskët (5g)
1 lugë çaji majdanoz (5 g)
2 lugë gjelle lëng limoni (20 ml)
1 kupë ujë (200 ml)

Produktetl duhet të jenë organike. Sapo t’i siguroni ato, gjëja e parë duhet të bëni është t’i lani mirë.
Më pas copëtoni majdanozin dhe gjethet e mentes.
Ngrohni ujë në një çajnik. Sapo të fillojë të vlojë, hidhni bimët me kujdes,
Lërini të treten për 15-20 minuta. Më pas lëreni të ftohet përzierja për 10 minuta.

Në fund kulloni përzierjen dhe e kaloni në filxhan, duke e përzier me lëngun e limoni.
Për t’i dhënë shije, mund të shtoni pak mjaltë. Konsumojeni njëherë në ditë, pasi të keni ngrëne

/shkollaeshendetit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re