Ministria e Financave ka miratuar një pjesë të mbështetjes financiare që Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve kishte kërkuar për zgjerimin e votimit dhe numërimin elektronik në zgjedhjet vendore të 14 majit.

 

 

KQZ kishte kërkuar 3 miliardë lekë për të shtrirë votimin dhe numërimin elektronik në 6 bashki të vendit por me fondin e dhënë nga qeveria prej 1.9 miliardë lekë, ky proces do të jetë i mundur vetëm në dy bashki të tjera përveç asaj të Vorës.

 

 

 

Dy bashkitë e tjera të cilat diskutohen që votimi të kryehet elektronikisht mendohen të jetë Elbasani dhe Kamza.

 

 

Megjithatë vendimarrja i takon kryekomisionerit shtetëror të zgjedhjeve, Ilirian Celibashi i cili fillimisht do të diskutojë edhe me partitë politike të interesuara për këtë proces.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko