Autoritetet shqiptare do të dorëzojnë trupin e Kostandinos Kaçifës tek familjarët e tij brenda ditës së martë.
Një gjë të tillë e ka pohuar vetë avokati i familjes Kaçifa në një intervistë të dhënë për televizionin Antena.
“Pritet që autoritetet në Shqipëri do të lëshojnë trupin e Kacifas tek të afërmit deri të martën”
Vdekja e Kacifas ka ngjallur tensione midis Greqisë dhe Shqipërisë.
Vrasja e 35-vjeçarit nxiti protesta të tensionuara në Greqi duke acaruar edhe marrëdhëniet diplomatike midis dy vendeve.


