Skip to content

Vrau të riun në Francë, dënohet me 20 vite burg 29 vjeçari shqiptar

Një 29 vjeçar është dënuar me 20 vite burg në Francë pasi akuzohet për vrasjen e një të riu francez. Mediat vendase raportojnë se shqiptari ka qëlluar me armë gjahu 22 vjeçarin më 11 tetor të vitit 2019. Autori i ngjarjes së rëndë u arratis një ditë pas të shtënave që i morën jetën të riut.

Ai u arrestua disa muaj më vonë në Tiranë. Në paraburgimin e policisë, ai pranoi se ishte autori i krimit ndërsa ka mohuar se donte ta vriste të riun. Gjykata franceze përfundimisht e shpalli fajtor për vrasje dhe tentativë vrasjeje të dy miqve të viktimës.