Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Korçë ku një person ka rënë nga kati i pestë i një pallati. Gazetari i Abc News, Roland Beqiraj raporton se Pëllumb Hoti është vetëhedhur nga dritarja e banesës së tij në kushte të rënduara psikologjike pasi dyshohet se vuan nga depresioni.

Ndërkohë mësohet se Pellumb Hoti, i cili u vetëhodh nga kati i katërt i banesës, ka ndërruar jetë në spitalin e Korçës.

Mësohet se ai ka rënë mbi tarracën e një objekti që ndodhet në katin e parë./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re