Në një kërkesë dërguar kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla, socialistët kanë kërkuar përjashtimin me 10 dirë të 8 deputetëve të PD.

 

Referuar seancës së të enjtes së kaluar, grupi parlamentar i PS shprehet se 6 deputetë, Luçiano Boçi, Luan Baçi, Albana Vokshi, Ina Zhupa, Tritan Shehu dhe Ervin Salianji bllokuar foltoren në mënyrë të koordinuar me njëri-tjetrin, duke bërë të pamundur diskutimet për kolegët e tjerë.

 

Po ashtu, përjashtim u kërkuar edhe për Gazment Bardhin dhe Bledion Nallbatin, pasi këta dy të fundit sipas socialistëve kanë fyer kryeparlamentaren Lindita Nikolla.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re