Skip to content

Ekipi shqiptar i shpëtimit mbërrin në zonën e prekur nga tërmeti në Turqi

Ndërkohë edhe ekipi i nisur nga shqipëria me specialistë të kërkim-shpëtimit dhe ndihmës shëndetësorë ka mbërritur tashmë në Turqi.

 

Kryeministri Rama ka publikuar fotografitë e tyre në rrjetet sociale.

 

Skuadra shqiptare është dërguar menjëherë në zonat e prekura nga tërmeti në turqinë lindore për t’iu bashkuar operacioneve të kërkimit.

 

Shqipëria iu përgjigj thirrjes për ndihmë të autoriteteve turke menjëherë pas tërmetit apokaliptik që goditi vendin.