Me vendim të Bordit të Federatës së Futbollit të Kroacisë (HNS), të gjitha ndeshjet e ligës që luhen nën kompetencat e saj këtë fundjavë do të fillojnë me një minutë heshtje për nder të viktimave të tërrmetit katastrofik në Türkiye dhe Siri.
“HNS me këtë gjest dëshiron të solidarizohet me popullin turk dhe sirian në këto momente të vështira për të dyja vendet”, tha federata kroate.
Të paktën 7.108 persona kanë humbur jetën si pasojë e tërmeteve shkatërruese që goditën dje rajonet jugore të Türkiye-s, konfirmoi Administrata e Situatave Emergjente (AFAD). Në tërmetet shkatërruese në jug të vendit u plagosën 40.910 persona.
Si pasojë e tërmetit në Sirinë fqinje, të paktën 2.530 persona humbën jetën dhe mijëra u plagosën.
Tërmeti me magnitudë 7.7 ballë të shkallës Rihter goditi Türkiyen jugore herët mëngjesin e së hënës, epiqendra e të cilit u regjistrua në qarkun Pazarcik të provincës Kahramanmaras.
Pas kësaj, një tërmet i ri me magnitudë 7.6 ballë të shkallës Rihter goditi qarkun Elbistan, e cila ndodhet gjithashtu në provincën Kahramanmaras, të hënën në orën 13:24 sipas kohës lokale.
Burimi: AA