Skip to content

Frutat dhe perimet e nëntorit, ushqimi për ta luftuar trishtimin dimëror

frutat

Gjatë muajve të ftohtë të vitit, janë të shumtë njerëzit që bien pre e trish timit dimëror.

Për të përmirësuar gjendjen e humorit, duhet të marrim fibra, minerale dhe vitamina, që të parandalojmë sëmundjet e para sezonale, por edhe për të shmangur depresionin tipik të këtij sezoni melankolik. Po ju përmbledhim shportën e nëntorit, që duhet të përmirësuar bishtajoret e stinës.

Një nga blerjet tipike të vjeshtës është lulelakra, e pasur në vitaminë C, vitaminë A dhe B. Rekomandohet për kë vuan nga anemia sepse është burim i shkëlqyer i hekurit dhe mineraleve të tjera, të tilla si kaliumi, acid folik dhe magnezi.

Kopra, me shije relativisht të fortë, është ideale për ata që ndjekin një dietë për të humbur peshë. Mund të përdoret edhe si çaj i nxehtë; kështu rregulloni sistemin tretës. Nga gjithë perimet e frutat që përmendëm më sipër, po ndalemi sot te panxhari. Shumica prej nesh e përdorin panxharin e kuq vetëm si sallatë, duke e zier e marinuar me erëza e vaj ulliri. Panxhari mund të gatuhet në disa mënyra.

Fotografitë, që po sjellim, tregojnë se është shoqërues i gjithçkaje, nëse kemi pak kohë e na pëlqen kuzhina, mund të bëjmë me të pjata të bukura e të shijshme. Me lëng panxhari, ose pure, mund të zini brumin e makaronave të freskëta. Mund të bëni rizoto, supë, të shoqëroni mishin etj…

Kujdes! Vendosni doreza sido që ta gatuani, në mënyrë që mos të vuani për të pastruar duart. Në shportën tuaj të perimeve për këtë muaj duhet të vendosni: karotën, preshin, patatet e reja, panxharin, qepët, selinon, sallatën jeshile, spinaqin, radhiqet, çikoren, rrepat, bathët, kërpudhat, kungullin e verdhë, lulelakrën dhe brokolin.

Nga frutat mos harroni të blini hurma, dardha, rrushin, ftonj, kivi, shegë, gështenja, mollë, mandarina dhe portokaj.

Nga shporta e frutave do të veçonim mandarinën, e cila është burim i mirë i vitaminave A dhe C. Mandarinat janë të shijshme dhe nuk kanë nevojë për ndonjë shoqërues shtesë.

Frutat e thata janë gjithashtu një pjesë e rëndësishme jo vetëm e piramidës ushqimore, por edhe e shportës së nëntorit! Këshillohet të blihen me lëvoren e tyre, pasi është mënyra më e mirë për të ruajtur vlerat ushqimore dhe për të shmangur formimin e mykut apo të baktereve që kanë prirje të zhvillohen kur ato janë pa lëvore dhe nuk ruhen në kushtet e duhura.

Si të përdorim panxharin?

Nga gjithë perimet e frutat që përmendëm më sipër, po ndalemi sot te panxhari. Shumica prej nesh e përdorin panxharin e kuq vetëm si sallatë, duke e zier e marinuar me erëza e vaj ulliri. Panxhari mund të gatuhet në disa mënyra. Fotografitë, që po sjellim, tregojnë se është shoqërues i gjithçkaje, nëse kemi pak kohë e na pëlqen kuzhina, mund të bëjmë me të pjata të bukura e të shijshme. Me lëng panxhari, ose pure, mund të zini brumin e makaronave të freskëta. Mund të bëni rizoto, supë, të shoqëroni mishin etj… Kujdes! Vendosni doreza sido që ta gatuani, në mënyrë që mos të vuani për të pastruar duart.

.