Mes shumë jetëve të shpëtuara nga rrënojat pas tërmetit shkatërrues në Turqi e Siri, janë dhe ato të kafshëve shtëpiake, sidozot qen.

Kështu, në një rast në Siri, një qenush u gjet i gjallë në rrënoja nga ekipet e shpëtimit, të cilët duhej të pastronin rrënojat rreth tij dhe nga ana tjetër ta bënin me aq kujdes që të mos e lëndonin.

Në video shihet në sytë e kafshës mirënjohja dhe padurimi për të shpëtuar përfundimisht nga rrënojat. Ai është i lodhur, i dehidratuar, por i shëndetshëm. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re